***************************PSIKO TEST************************
  Home Page | Humor | foto | qa ka 3 | Faqja kontaktuse | Favorite Links | burdo slide | Poezi | Psiko Test | Horoskopi | Guest Book Page | melodi per nokia anglisht | melodi per nokia shqip  

************************PSIKO TEST****************************
Lidhja prishet. Pse? Ja tipologjite femerore qe jane me te rrezikuara.
Me duaj ose me ler
(Kur ajo eshte ne krize)

************************************| PSIKO TEST |******************************

T e bukura, inteligjente, te deshirueshme dhe megjithate te vetmuara. Ne nje fare pike te jetes ngelen vetem. Me pare ishte cifti,
tani eshte boshlleku. Ndoshta ndonje histori ose vazhdohet te rrihet se bashku pa deshire te madhe. Raporti terhiqet zvarre.
Faji i kohes ne te cilen jetojme? Faji i fem rave? Te jete nje problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjehere nese dini se c'te beni? Po sikur te jete sjellja juaj ajo qe duhet ndryshuar e para?

Fituese ose te lira
E pakenaqura e perjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishesja e festave. Apo e kundrta,mikesha, bashkepuntorja, pra ajo me kembet ne toke qe kane pushuar se besuari ne princin e kalter. Sipas psikologeve amerikane femrat ndahen ne dy kategori: ato qe i duan burrat dhe ato qe i lene. Pjesa me e madhe e maredhenieve vdes pa e kuptuar akoma partneret, por cilesia e nje maredhenieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave te dobeta reciproke eshte hapi i pare per te ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partneret nuk jane te hapur per te pranuar ndryshimet mes tyre. Ja tipat klasike dhe e kunderta
e tyre, pra objektivi qe duhet te arrijne.

E pakenaqura e perjetshme
Ne maredhenie eshte e pasigurte. Arritur ne te tridhjetat mendon se jeta po i iken. Do te deshironte nje familje, femije. Edhe pse ka nje shok qe tregohet i dashur me te,pavendosmeria e saj e shqeteson dhe kjo maredhenie nuk i mjafton me. Ai ka frike nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetesuar. Keshtu ndodh
gjithmone. Sapo nje shprese transformohet ne zhgenjim, ne vend qe te konkludojme se ndoshta veprimet tona ishin te ekzagjeruara, e veme gishtin ne dobesite e partnerit. Te nisesh nje raport mbi iluzionet, pa shprese per te arritur fale tjetrit ekuilibrin qe nuk e kemi vetem, eshte nje sjellje tipike e asaj
qe ka tendence t'i lere rastet t'i shpetojne nga duart. Kjo sjellje te con ne humbje sepse kerkon te realizoje raportet ne nje bote vetem ideale.
E KUNDERTA E SAJ. Eshte femra qe
pranon dobesite e partnerit, ajo qe eshte e afte te respektoje ritmet pa idene qe perfeksionizmi ben pjese tek dashuria.

E paparashikueshmja
Joshese, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shume histori, por kurre definitive. Forca e saj e ben terheqese, por shume siguri shkurajon ata qe e duan.Per tu mbrojtur nga zhgenjimet ka mesuar te klasifikoje problemet duke kultivuar perfeksionin. Ne maredhenie eshte e paparashikueshme. Fytyra e saj prej
femre te sigurte ne vetvete shpeshe ftoh pasionin.
E rendesishme eshte qe edhe ne shtrat te arrije ne nje fare menyre te evitoje intimitetin. Pika e saj e dobet eshte pikerisht kjo. Ajo ka frike te afrohet teper se mos zbulon anet e saj te dobeta. Siguria fsheh nje det me dyshime.
E KUNDERTA E SAJ. Eshte konfidentja , ajo qe gjen kohen per te degjuar te tjeret, per te ndare emocionet e saj me intime, sepse ajo beson tek te tjeret.

Martirja
Sakrifica eshte gjithcka per te. Dikush ben dicka te kendeshme per te? Ne rastin me te pare ajo tenton "t'ia laje borxhin", madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh nje deshire? Qe nga ajo dite per te behet nje detyre. Per te qene e sigurt qe e duan, ajo heq dore nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjeter.. Shume perkushtim e merzit partnerin. Ne fund te fundit e gjithe kjo nuk eshte tjeter vecse kercenimi i atij qe ndjehet ne borxh me dashurine
dhe ve ne dyshim faktin e te qenit i pranuar. Ne praktike perdorin nje strategji te afte per te frymezuar miresi dhe dashuri.
E KUNDERTA E SAJ. Te jape ne proporcion te drejte me ate qe merr, per te mbajtur te paprekur edhe ne dashuri dinjitetin e saj dhe respektin per tjetrin. Ajo nuk i kerkon vlerat e vetes jashte saj.

Prishesja e festave
Per te cdo gje eshte e gabuar. Ai shkon te luaje letra me miqte? E ben per ta evituar. E fton ne shtepi per te pare nje ndjeshje ne Tv? Eshte nje egoist. Ajo ankohet per faktin qe nuk eshte ne qender te vemendjes dhe e ben gjithnje me faj partnerin.
Pasiguria e saj e shtyn te kerkoje ta dominoje. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet ne familje, me pas me miqte dhe se fundi me partnerin. Mekanizem i personave qe megjithese kane nje koncept te larte per vetveten eshte i paafte te kontrolloje realitetin dhe ben kaprico duke i shkarkuar tek te tjeret pasigurite e saj. Te lidhe marreveshje per te eshte e pamundur.
E KUNDERTA E SAJ. Toleranca e shoqeruar me mirkuptimin dhe nga pak kompromis.Cfaredo problemi qofte, e rendesishme eshte qe te sforcohemi e te kuptojme dobesite tona para se ato te behen patologji.

Dhe tani provoni veten tuaj duke ju nenshtruar testit te meposhtem. Aty do te zbuloni dicka me shume per karakterin qe keni ne lidhje me mashkullin.

Testi

A DINI TE FRYMEZONI DESHIREN TEK NJE MASHKULL?

1. E konsideroni veten nje femer e kujdesshme dhe konservatore?
PO JO
2. I jetoni gjerat me me shtime gjalleri nga sa lini te duket?
PO JO
3. Kur jeni me dike qe e doni me te vertete jeni te afte te liroheni nga komplekset tuaja?
PO JO
4. Mendoni se te tjeret ju konsiderojne spontane dhe pothuajse te paparashikueshme?
PO JO
5. Kaloni edhe periudha te gjata merzie dhe apatie?
PO JO
6. Personat shume femijerore apo shume te gjalle tentojne t'ju merzisin?
PO JO
7. Miqte shohin tek ju nje sens te mire humorizmi?
PO JO
8. Here pas here ju pelqen te luani budallacken?
PO JO
9. Keni tendencen ta merrni veten shume seriozisht?
PO JO
10. E keni te veshtire te mposhtni turpin edhe me dike me te cilin ndjeheni mire?
PO JO
11. Do t'ju pelqente te ishit nje tip me i gjalle dhe me gazmor?
PO JO
12. Te mbani kontrollin e vetvetes e konsideroni gjithnje shume te rendesishme?
PO JO
13. Ju qellon here pas here te jetoni momente te nje deshire te forte seksuale?
PO JO
14. Dini te beheni nevrike dhe xheloze?
PO JO
15. Dini te shprehni shume hapur pasigurine dhe deshiren?
PO JO
16. Shpesh jeni nervoze dhe te pasigurta pa asnje shkak?
PO JO
17. I kushtoni nje kujdes te vecante nje mashkulli per te terhequr vemendjen e tijT
PO JO
18. Ndjeheni me rehat me femrat se me meshkujt?
PO JO
19. E mbani gjithmone individualitetin tuaj edhe kur jeni sentimentalisht e impenjuar?
PO JO
20. Kurt jeni me nje mashkull ne nje fare kuptimi, keni pershtypjen sikur po hiqni dore nga nje pjese e vetvetes?
PO JO
21. Prinderit tuaj e tregonin haptas dashurine qe kishin per njeri-tjetrin?
PO JO
22. Kur keni qene e vogel ishit me shume e bindur sesa rrebele?
PO JO
23. Te perdorurit e termave vulgare eshte nje perjashtim ne menyren e te shprehurit tuaj7
PO JO
24. Ndjeheni mire me vetveten dhe ne shtrat nuk jeni e frenuar?
PO JO
25. Preferoni te beni dashuri me drite fikur?
PO JO

SI TE LLOGARISNI PIKET
Shenoni nje pike per cdo pyetje pergjigja e te ciles perputhet me ate te treguaren:

PO 3- 4-7-8-15-1719-21-24

JO 1-2-5-6-9-10-1112-13-14-16-18-2022-23-25

Rezultati

Nga 21 -25 pike
E jetoni jeten me entuziazem. Aftesia juaj per te ndjekur instiktin dhe per tu ndjere mire me vetveten mund te frymezoje tek nje mashkull nje interes te apasionuar qe do ta terheqe drejt jush per intensitetin me ane te te cilit arrini te komunikoni.

Nga 17 -20 pike
Dini te jeni natyrale dhe te beni qe te tjeret t'ju kuptojne. Megjithate jeni shume shpesh ne mbrojtje, pasi spontaneiteti juaj, sidomos ne dashuri, nuk ju prek. Meshkujt jane te terhequr nga cilesite tuaja por me pas,pikerisht si ju, ngelen te paqarte mes konfidences dhe rezervimit.

Nga 13 -16 pike
Rralle jeni spontane ne shprehjen e emocioneve. Ne kete menyre rrezikoni qe veshtiresite tuaja per tu manifestuar dhe frika se mos ngeleni zbuluar, mund te shkurajoje hapjen e
partnerit.

Nga 12 pike e poshte
Kujdesi juaj me meshkujt eshte shume i tepruar. Duhet te kerkoni te liroheni nga pesha e eksperiencave negative dhe nga konfliktet tuaja te brendshme per te patur nje jete afektive me intensive.
.



 


www.hotmail.com


www.google.com








Desing by Burdo